TAKIMI “ZHAN MONE, XHAFERI OPTIMIST, PRET KONSENSUS PËR KONKLUZIONET

526
0
SHPËRNDAJE

Në dialogun që po zhvillohet në Ohër në kuadër të iniciativës “Zhan Mone”, ekziston pajtueshmëri mes përfaqësuesve të partive politike, informoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.  Ai pret konstruktivitet në debatin rreth tekstit të Kodeksit etik me të cilin do të rregullohen marrëdhëniet morale-etike nga puna e deputetëve. Kodeksi etik njëherit ishte edhe temë hyrëse në takimin e parë të grupeve parlamentare të cilët po diskutojnë edhe  për rregulloren e Kuvendit dhe pavarësinë buxhetore.

Eurodeputeti, Ivo Vajgëll, ndërmjetës në këtë dialogim të politikbërësve në Maqedoni bashkë me eurodeputetët, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan,  pohon se po bisedohet për të gjitha çështjet për të cilat mund të gjendet konsensus.

“Këtë paradite kishim debat të begatshëm fillimisht për kodeksin dhe mendoj se ai debat ka përfunduar rreth tekstit që u përgatit nga ekspertë të BE dhe mendoj se ky debat do të rezultojë në mënyrë adekuate dhe në mënyrë kondensuale  do të sillet teksti i cili ka të bëjë me sjelljen e deputetëve në Kuvend dhe në përgjithësi, jashtë Kuvendit në lidhje me aspektet etike të sjelljes”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.