U EKSPOZUAN MBI 1000 ARTEFAKTE, EKSPOZITË E RINDËRTUAR E MUZEVE NË STRUMICË

314
0
SHPËRNDAJE

Mbi 1000 artefakte u ekspozuan në ekspozitën e rindërtuar të muzeve me titullin “Strumica dhe rrethina e Strumicës  gjatë historisë”, që sot u hap zyrtarisht në Entin dhe muzeun e Strumicës. Drejtoresha e këtij institucioni, porositi se muzetë mbeten mjet i rëndësishëm për këmbim kulturor, pasurim dhe zhvillim të kulturës, për mirëkuptim të ndërsjellë, bashkëpunim dhe paqe mes popujve.

“Opinioni do të mund të shohë eksponatet më ekskluzive dhe më reprezentative nga lokalitetet, si dhe  objektet, ngjarjet, me të cilat disponon Enti dhe muzeu i Strumicës. Shpresojmë se do ta njihni euforinë e hulumtuesit kur e prek për herë të parë eksponatin, dashurinë dhe përkushtueshmërinë për secilin eksponat dhe me këtë tek publiku të ngjallet krenaria për atë se kush jemi, çfarë kemi dhe në cilin drejtim po lëvizim”, tha Vasillka Gjorgjieva, drejtoreshë e Entit dhe Muzeut të Strumicës.

Drejtoresha e Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Elenora Petrova theksoi se kuriozitet i vërtetë është fakti që një ekspozitë e rindërtuar e muzeve, hapet për herë të dytë.

“Gjithë energjia, dituria dhe mundësitë të prezantohet diçka e rëndësishme, para opinionit më të gjerë, ofrohet në atë ekspozitë. Por gjëja më e rëndësishme është se në atë mënyrë bashkoheni”, tha Eleonora Petrova, drejtoreshë e dretorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Ministri Allagjozovski, tha se kjo paraqet afirmim të muzeologjisë së Maqedonisë, për shkak se bëhet fjalë për ekspozitë reprezentative në kontekst modern.

“Përmes prezantimit multimedial, historisë dhe artit në këtë rajon, nga periudha e neolitit e deri më sot, në mënyrë atraktive do të jenë të qasshme për opinionin më të gjerë vendor por edhe ndërkombëtarë dhe për vizitorët. Kjo ekspozitë me shumë tregime të vërteta nga gjithë periudhat historike në këtë rajon është edhe një vërtetim për politikat adekuate të Ministrisë së kulturës, prioritet i së cilës është trashëgimia kulturore”, tha Rober Allagjozovski, Ministër i Kulturës.

Hapja e ekspozitës ishte pjesë e shënimit të 18 majit, ditës ndërkombëtare të muzeve.

Përgatiti: Katerina Dafçeva