PAGUHEN SUBVENCIONET PËR DUHAN, 22 MILIONË EURO PËR KULTIVUESIT E DUHANIT

418
0
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në kohë dhe në mënyrë jo selektive janë paguar subvencionet e zmadhuara për duhan, ndërsa në kontot e tyre kultivuesit e duhanit do të kenë rreth 22 milionë euro subvencion. Këtë e deklaroi sot Kosta Kostandinov, deputet i LSDM-së. Sipas tij qeveria e udhëhequr nga LSDM, me këtë ka përmbushur edhe një premtim të rëndësishëm nga Plani për jetë. Ai shtoi se shumica parlamentare dhe qeveria po vazhdojnë me realizimin e masave të parapara të cilat sigurojnë zhvillim në bujqësi, standard më të lartë dhe më shumë para për qytetarët.

“Për herë të parë në kohë dhe në mënyrë jo selektive janë paguar subvencionet e zmadhuara për duhan. Këto ditë, 20.880 kultivues të duhanit do të kenë në kontot e tyre rreth 22 milionë denarë, për duhan. Subvencionet janë rritur edhe sipas klasave. 80 denarë për klasën e parë, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë subvencion për kilogram duhan për klasën e tretë, përkatësisht të katërt”, tha Kosta Kostandinov, deputet i LSDM-së.

Përgatiti: Sara Kajolli