MAQEDONIA E ILINDENIT, QEVERIA PA KOMENT, NESËR, TAKIM LIDERËSH PËR EMRIN

507
0
SHPËRNDAJE

Qeveria nuk dëshiron të japë koment shtesë për informacionet që qarkullojnë në opinion, se Zaev dje Ciprasit ia ka propozuar emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Nga Ilindenska numër 2, thanë se nuk dëshirojnë të komentojnë për shkak se së pari do t‘i informojnë, liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovskin, presidentin Gjorge Ianov dhe liderët e tjerë politik. Nga Qeveria thonë se brifingu do të ndodh së shpejti. Takimin e liderëve, kryeministri Zaev e paralajmëroi për nesër në orën 13 në Klubin e deputetëve.

“Po shqyrtohen shumë opsione. Njëri prej opsioneve mund të çojë deri te fundi i procesit. Me zgjidhje komplete e cila asnjëherë më nuk do të hapë problematika të këtilla mes dy vendeve fqinje siç janë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë”, tha Zaev.

Për propozimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” ka dëgjuar edhe Krasimir Karakaçanov, zv.kryeministër dhe ministër në Qeverinë e Bojko Borisovit.

“A do të quhet Maqedonia e Vardarit, Maqedonia Veriore ose siç dëgjova, Maqedonia e Ilindenit, neve nuk na intereson kjo.

-Pritni, tani po thoni se është propozuar emri Maqedonia e Ilindenit, apo?

-Megjithatë, nuk kam dëgjuar një gjë të tillë”, tha Krasimir Karakaçanov, Ministre e Mbrojtjes së Bullgarisë.

Edhe pse dje nuk u publikuan detaje rreth propozimeve të ofruara në takimin, Zaev theksoi se ekziston një opsion i cili është i pranueshëm për të dyja palët, por paraprakisht duhet që të kryhen konsultime me faktorët politik të të dy vendeve. Nga ana tjetër, Cipras ishte më i rezervuar gjatë prononcimit, dhe tha se është arritur progres në negociatat, por megjithatë vendet ende nuk janë në pozitë të bisedojnë për marrëveshje e cila do ta përfundonte kontestin që po zgjat tashmë tre dekada.

“I shqyrtojmë të gjitha detajet. Nuk jemi, ende nuk jemi në pozitë që të flasim për një marrëveshje. Do të ketë edhe hapa të tjera. Qëllimi i përbashkët është që të arrijmë rezultat para Samitit në fund të qershorit dhe disa ditë para Samitit të ministrave evropiane të punëve të jashtme”, tha Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Sipas informacioneve, kryeministri grek Cipras nuk do të humb kohë, andaj menjëherë gjatë kësaj fundjave do të informojë partnerët e koalicionit, presidentin Pavllopullos, por edhe liderët e partive opozitare.

Përgatiti: Antonio Krstevski