KËRCËNIMI ITALIAN SFIDA MË E MADHE E BE PAS BREXIT -it

738
0
SHPËRNDAJE

Kërcënimi italian, sfida më e madhe e BE pas Brexit. Ajo përbën sfidën më të madhe për bashkimin evropian që kur Britania e Madhe votoi për daljen nga blloku dy vite më parë. Partitë italiane euroskeptike, Liga e Veriut dhe lëvizja “Pesë Yjet”, kanë rënë dakord për një qeveri koalicioni, por axhenda politike e tij, mund të përfshijë uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve për mirëqenien.

Qeveria e re italiane, që sipas gjasave do të konfirmohet zyrtarisht ditët e ardhshme, përbën një precedent të rrezikshëm për Brukselin; është hera e parë që një shtet themelues i BE vihet nën udhëheqjen e populistëve, anti BE.

Nga perspektiva e BE, koalicioni mes lëvizjes pesë yjet dhe legës së veriut, duket i paparashikueshëm, e madje edhe i pakapërdishëm. Në kontratën e tyre qeverisëse, mësohet se është përfshirë edhe krijimi i një komiteti pajtimi, që do të merrej me mosmarrëveshjet e pritshme.