Kosovë, vdiq pasi lëndohet duke prerë dru në mal

TË FUNDIT

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, derisa ishte duke prerë dru në mal. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:30 në fshatin Terrnovicë e Epërme në Podujevë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media