THIRRJA E DELAWIES DEPUTETËVE PËR ZGJEDHJEN E GJYKATËSVE TË KUSHTETUESE

532
0
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie sot Twitter ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës, por që të jenë juristë të mirë. Ai ka kërkuar në përzgjidhje të diversiteti i vendit. “Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra”, ka shkruar Delawie.