Vazhdon numri rekord i të infektuarëve me Covid-19 në Indi

TË FUNDIT

Të infektuarit me Covid-19 në Indi po vdesin në shtretër jashtë spitalit, derisa qendrat tjera që ofrojnë shërbime spitalore, nuk po pranojnë pacientë të tjerë pasi në vend është regjistruar një rekord tjetër i të infektuarve dhe i vdekjeve.

Numri i të infektuarve ka prekur shifrën 332.730 nga 314.835, që nga dita e enjte janë regjistruar me më shumë se 2.263 vdekje, që mendohet se shifrat tashmë janë 10 herë më të larta.

Qyteti i Delhit shënoi rritje me 26.000 raste të reja dhe 306 vdekje. Mjekët bëjnë të ditur se nuk ka as shtretër të lirë. Madje, janë parë njerëz që presin në rend për të rimbushur bombolat me oksigjen.

Sky News, ka marrë pamje jashtë spitaleve, ku shihet një numër i madh i pacientëve që janë të shtrirë dhe në gjendje mjaft të rënduar, madje janë parë edhe tre të vdekur, jashtë dyerve të spitalit.

Britania e Madhe është njëra nga vendet që ndaloi të gjitha udhtimet për në Indi, për shkak të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të virusit, rreziku i të cilit është përhapja e tij më e shpejtë dhe infektimi i moshave të reja./21Media