MESSI: DO TË ISHTE E TMERRSHME NËSE NEYMAR I BASHKOHET REALIT

681
0
SHPËRNDAJE

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se do të ishte e tmerrshme nëse ish-bashkëlojtari i tij, Neymar do të transferohej në Real Madrid sezonin tjetër.

neymar messiNeymar u transferua në Paris Saint-Germain sezonin e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro duke thyer kështu edhe rekordin për transferin më të shtrenjtë në futboll. Sipas raportimeve braziliani 26 vjeçar nuk është i lumtur në Francë dhe skuadra angleze Manchester United është e interesuar për shërbimet e brazilianit mirëpo nuk përjashtohet edhe kalimi i tij i befasishëm në Real Madrid.