Shekerinska dhe Bërns nesër për vizitë në poligonin “Krivollak”

TË FUNDIT

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska bashkë me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërnz, nesër në orën 10, në poligonin e armatës “Krivollak” do t’i vizitojnë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët bashkërisht punojnë në ndërtimin e përmbajtjeve të reja të poligonit, para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Goditja vendimtare 21”.

Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës, ministrja Shekerinska dhe ambasadorja Bërnz do të japin deklarata për mediat.

Ushtrimi “Goditja vendimtare 21” do të realizohet në periudhën prej 17 maj deri më 2 qershor në PA “Krivollak” dhe në të është paraparë që të marrin pjesë rreth 2.000 pjesëtarë të armatave të SHBA-së, Greqisë, Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri në  vetë fillimin e ushtrimit do të realizohen disa aktivitete inxhinierie, gjegjësisht rregullim të poligonit “Krivollak” që do të mundësojë realizim pa pengesa të aktiviteteve ushtruese.

Për përfaqësuesit e mediave është siguruar transport nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa nisja prej para Ministrisë është nesër në orën 8.

Përfaqësuesit e mediave të cilët do të vijnë me transport të tyre është e nevojshme që të jenë para PA “Krivollak” deri në orën 9.30.

Të gjitha mediat nevojitet që të dërgojnë emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesve të mediumit sot deri në orën 15, për shkak të organizimit të transportit deri dhe në poligonin “Krivollak” në këtë e-mail: [email protected]

Ngjarja organizohet sipas protokolleve që vlejnë për mbrojtje shëndetësore, mbajtje të distancës dhe mbajtje të maskave mbrojtëse. Nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë thirrje gjatë ngjarjes të respektohen masat e shënuara.