ZYRTARE: ME 29 MAJ NDESHJA KOSOVË-SHQIPËRI

668
0
SHPËRNDAJE

Ndeshja miqësore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte paraparë të zhvillohej në Zvicër, por javën e kaluar papritmas u anulua nga Federata e Futbollit të Zvicrës. FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datën 26 qershor për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore.

Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këto dy ndeshje miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim.

Miqësorja mes Kosovës dhe Shqipërisë pritet të zgjoj interesim të madh nga mërgimtarët e shumtë shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe lajmi i fundit që e konfirmon mbajtjen e këtij takimi do të jetë pozitiv për të gjithë.