Të hënën do të shqyrtohet interpelanca ndaj Spasovskit, njoftoi Aziri

TË FUNDIT

Deputeti i koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri në 10 MINUTA njoftoi, se të hënën u është thënë se do të jetë në rend dite interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Në koordinimin e fundit që e kemi pasur me kryeparlamentarin, është vendosur që interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të jetë ditën e hënë. Do të thotë këtë të hënë që vjen”, tha Aziri./TV21