Ushtria ruse tërhiqet nga kufiri i Ukrainës

TË FUNDIT

Ushtria ruse ka  filluar tërheqjen e trupave të saj nga zonat kufitare të Ukrainës, ku ishin vendosur në pozicione të përparuara javët e fundit. Ky përparim i trupave ruse provokoi tensione të larta ndërkombëtare dhe një reagim të ashpër nga fuqitë perëndimore.

“Për momentin njësitë dhe formacionet tona ushtarake po drejtohen në stacionet hekurudhore dhe aeroporte, duke ngarkuar anijet, platformat hekurudhore dhe aeroplanët e transportit”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.