CMG-ja: Ekonomia e Kinës mund të vazhdojë të rimëkëmbet

TË FUNDIT

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës gjatë tremujorit të parë të këtij viti u rrit me vlerën rekord prej 18.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës vihet në dukje se pa dyshim që ky është një fillim i mirë për ekonominë kineze këtë vit. Pasi përjetoi rënie të rritjes në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ekonomia e Kinës ka vazhduar të rimëkëmbet në mënyrë të qëndrueshme, duke treguar qëndrueshmëri të fortë dhe duke vazhduar të udhëheqë ekonomitë kryesore. Kjo lidhet me procesin relativisht udhëheqës të Kinës në rimëkëmbjen mbi një bazë të ulët.

Përveç PBB-së, edhe treguesit e tjerë kryesorë ekonomikë gjithashtu kanë pasur të gjithë rritje dyshifrore. Vlera e shtuar e të ashtuquajturave ndërmarrje industriale mbi madhësinë e përcaktuar (me të ardhura vjetore 5 milionë juanë ose më shumë) u rrit 24.5 % në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar, shitjet e përgjithshme me pakicë të mallrave të konsumit u shtuan me 33.9 %, investimet në asete fikse u rritën me 25.6 %, ndërsa vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave me 29.2%. Arsyet për këto rritje janë rimëkëmbja graduale e kërkesës së tregut në Kinë, baza e ulët e vitit të kaluar, kremtimi i Vitit të Ri Kinez prej banorëve në vendet ku punojnë etj.

Midis tyre, tërheq veçanërisht vëmendjen konsumi në Kinë, që zuri 54.3 % të PBB-së së vendit në vitin 2020. Shumë media ndërkombëtare kanë vërejtur se vlera e përgjithshme e shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë në mars të këtij viti u rrit 34.2 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke tejkaluar parashikimin e “Reuters”-it prej 28%.

Kina pritet bëhet së shpejti tregu më i madh i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në botë. Rimëkëmbja e ekonomisë kineze, veçanërisht shtimi i kërkesës për importe dhe i investimeve të kompanive shumëkombëshe është në favor të rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Prodhuesi gjerman i automjeteve “Daimler” deklaroi se, për shkak të kërkesës së madhe të tregut për produktin e saj kryesor, veturën “Mercedes-Benz”, veçanërisht në Kinë, fitimet e kompanisë në tremujorin e parë i tejkaluan parashikimet. “Daimler”-i tha më herët se shitjet globale të makinave “Mercedes-Benz” në tremujorin e parë u shtuan 22 %, nga të cilat shitjet në Kinë u rritën 60 %.

Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva i tha medias kohët e fundit se në raportin e fundit të FMN-së për parashikimin ekonomik, parashikimi për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit u rrit nga 8.1 % në 8.4 %.

Në komentin e CMG-së thuhet se, duke marrë parasysh përhapjen e epidemisë dhe mjedisin e ndërlikuar ndërkombëtar, rimëkëmbja ekonomike e Kinës është ende nën trysni.

Mungojnë themelet e fortë për rimëkëmbjen e brendshme të ekonomisë dhe ka vështirësi në prodhimin dhe funksionimin e disa industrive të shërbimit dhe ndërmarrjeve të vogla e mikrondërmarrjeve. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse Kina ka theksuar vazhdimisht nevojën për të ruajtur vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e politikave të saj makroekonomike. Por, duke u nisur nga analiza e shumë kushteve të tanishme të zhvillimit ekonomik të Kinës, mund të besojmë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të vazhdojë të rimëkëmbet dhe nga kjo rimëkëmbja ekonomike globale, do të marrë më shumë energji pozitive, thekson CMG-ja në koment.