5 karakteristika që duhen për sukses

TË FUNDIT

Për të arritur tek suksesi, të rëndësishme janë si fati, ashtu dhe puna me përkushtim. Por kjo nuk është gjithçka. Njerëzit më të suksesshëm, edhe pse të fushave të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin.

Jeff Brown, psikolog në fakultetin e Mjekësisë në Harvard dhe bashkautor i librit “ The Winner’s Brain” ka kryer studime të shumta në lidhje me njerëzit e suksesshëm, duke u bazuar kryesisht në aktivitetin dhe histori të ndryshme që ata kanë pasur gjatë jetës, të cilat kanë shënjuar suksesin e tyre.

Ai ka zbuluar strategji, të cilat ai i quan si “instrumentet fuqizues të trurit”, të cilat njerëzit e suksesshëm i përdorin për të arritur objektivat e tyre.

Cilat janë ato:

Nuk dorëzohen – Rruga drejt suksesit është e vështirë. Por, kjo nuk i ka bërë ata që të dorëzohen, por përkundrazi të vazhdojnë përpara. Një nga elementët që i ka ndihmuar në këtë drejtim është guximi i tyre i pashtershëm përballë çdo vështirësie.

Kanë objektiva të qarta në përputhje me aftësitë e tyre – Njerëzit e suksesshëm bëjnë një inventar të aftësive të tyre dhe ata mundohen që gjithmonë t’i përmirësojnë ato gjithnjë e më shumë.

Përqendrohen në një objektiv të vetëm – Aftësia për të zgjedhur një objektiv të caktuar dhe për të punuar gjithmonë në lidhje më përmirësimin dhe zhvillimin e tij, është një prej elementëve që i bashkon të gjithë njerëzit e suksesshëm.

Rrezikojnë, por me kujdes – Nëse është e nevojshme, njerëzit e suksesshëm janë ndër të parët që ndërmarrin risqe të shumta për të ecur përpara, por ama ata rrezikojnë me kujdes.

Janë të palodhur – Njerëzit e suksesshëm punojnë pa u lodhur për të realizuar objektivat e tyre. Energjia e pashtershme është një prej prioriteteve kryesore, sepse pa të nuk mund të shkosh asnjë hap drejt suksesit.