FORMOHET GRUPI “OHRI”, I KRYESUAR NGA GEORGE ROBERTSON

1582
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, sot mbajtën pres-konferencë të përbashkët në Shkup, ku promovuan grupin “Ohri” të kryesuar nga Robertson.

Me këtë rast, Zaev tha se e përshëndes vizitën e Robertson-it dhe delegacionit që ka ardhur këtu. Jemi me një arsye të vetme, atë të promovimit të grupit “Ohri”, që do të angazhohet për përfundimin e aktiviteteve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Robertson do të jetë udhëheqës i këtij grupi, ndërsa anëtarët tjerë si Plevneliev, Carl Bildt, Robert Gelbart, Alen Leroa, Wolfgang Ishinger, etj.

Ndërsa siç tha Zaev ky do të jetë një grup joformal me anëtarë me përvoja të mëdha dhe të ndryshme, kurse këto  anëtarë do të paraqesin mbështetjen e madhe për tentimet e Maqedonisë për një Maqedoni demokratike dhe evropiane.

Zaev shtoi duke thënë se do të angazhohen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, dhe dëshirojnë që viti 2018 të jetë vit historik për Maqedoninë, por edhe për rajonin. Në këtë vit dëshirojmë ftesën për në NATO, të ratifikohet ftesa dhe të bëhemi anëtari i 30-të i NATO-së.

Gjithashtu edhe ish-sekretari Robertson tha se “për fat të mirë, ndasitë në këtë vend, në të kaluarën nuk arritën të fitojnë, pasi që qëllimi për të mbetur bashkë triumfoi. Rreth 11 herë e kam vizituar Maqedoninë, dhe nënshkrimi i marrëveshjes, në periudhën e krizës që e solli vendin pranë luftës qytetare, dhe e bëri këtë vend të bashkuar.