ALLEGRI NUK DORËZOHET: ME INTERIN, NDESHJA E SEZONIT

494
0
SHPËRNDAJE

Juventusi është shkundur fort këtë muaj: në fillim, eliminimi nga Real Madrid, barazimi me Crotonen në transfertë dhe të dielën humbja në shtëpi me Napolin, duke hapur seriozisht luftën për titullin kampion.

Allegri dhe të tijtë duhet të administrojnë 1 pikë avantazh në 4 ndeshje të mbetura. “Ishte një ndeshje e shëmtuar për të dyja skuadrat, me pothuaj asnjë gjuajtje në portë. Ne kishim vështirësi, por mund ta çonim në barazim ndeshjen në fund”, tha në konferencë për shtyp trajneri i Juves.

“Për fat te keq pësuam gol në fund, në një aksion ku nuk markuam. Ishte ndeshje direkte dhe Napoli bëri atë që duhej, mbajti më shumë topin dhe për këtë duhet të komplimentohet sepse e merituan. Tani na pret ndeshja më përcaktuese e sezonit, ajo kundër Interit në Milano. Duhet sa më parë të harrojmë këtë humbje dhe t’i rikthehemi punës. Ky është futbolli: ata janë më të fortë nën presion. Disa vështirësi ne i shfaqëm që në ndeshjen me Crotonen, por tani ajo ndeshke iku” tha më tej Allegri.

Trajneri i Juves nuk ishte i qartë nëse kjo ishte ndeshja më e dobët e sezonit, por për të kampinati mbyllet më 20 maj dhe shpreson që skuadra të arrijë të administrojë 1 pikë avantazh që ka me Napolin.