GJENDET E VDEKUR NJË GRUA NË LIQENIN E OHRIT

508
0
SHPËRNDAJE

Sot herët në mëngjes është gjetur një trup i pajetë i një gruaje në ujërat e Liqenit të Ohrit, afër bregut në fshatin Labunishtë.

Trupin e ka gjetur një kalimtar i rastit i cili menjëherë e ka njoftuar policinë.

Nga SPB-ja në Ohër nuk kanë dhënë detjae lidhur me identitetin e gruas, por as për rrethanat se si ka ndodhur incidenti.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik i cili do të nis procedurën hetimore në vendngjarje në prezencën e policisë.