DASH PUBLIKON RAPORTIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT, MANGESI TË SHUMTA NË GJYQËSORIN E MAQEDONISË

486
0
SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit sot ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për Maqedoninë, ku çështje më të ndjeshme ka përmendur torturën e rojtarëve të burgjeve, ndërhyrjen në privatësi, dhunën mbi gazetarët, mungesë të pavarësisë së gjyqësorit, korrupsionit si dhe dhunën mbi personat LGBTI.

“Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë kryer abuzime, duke përfshirë oficerët e policisë fajtor për përdorimin e tepruar të forcës, por posedimi i imuniteteve vazhdon të jetë një problem i theksuar. Nga 15 prilli deri më 15 shtator, Prokuroria Speciale, e cila heton akuzat për korrupsion në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, ngriti 18 akuza kundër 120 të akuzuarve dhe ka hapur shtatë hetimet kundër 25 të dyshuarve. Gjithashtu nisur nga hetimet paraprake dhe 142 sjellje haptazi kriminale në lidhje me ose që dalin nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme” theksohet në raportin e  Departamenti i Shtetit.

DASH, gjithashtu në raport thekson se Ligji ju mundëson që të akuzuarit të bisedojnë me avokatët e tyre, ndërsa pushteti jo çdo herë i informon të akuzuarit për këtë të drejtë dhe jo çdo herë i lejon që të konsultohen me avokatët e tyre, para se të dorëzojnë ankesë.

“Ekzistojnë raste kur policia fton të dyshuarit dhe dëshmitarët në stacionin policor për biseda informative, pa i njoftuar për të drejtat e tyre dhe pa praninë e këshilltarit juridik”, thuhet në raport.

Në raporti theksohet se Avokati i Popullit ka marrë dy ankesa për shkak të arrestimeve arbitrare, ndërsa një numër i madh i rasteve gjyqësore për funksionarë të lartë akoma nuk janë zgjidhur për shkak të anulimit të shpeshtë të seancave gjyqësore, ndër të tjera thuhet edhe se financimi joadekuat në gjyqësor vazhdon të pengojë operacionet gjyqësore dhe efektivitetin.

Në raportin e DASH, janë paraqitur edhe kritikat për mos përfaqësim të drejtë nëpër ministritë dhe ndërmarrjet publike.

Shqiptarët etnik vazhdojnë që ta kritikojnë mos përfaqësimin e drejtë nëpër ministritë dhe në ndërmarrjet publike, thuhet në raportin e Stejt Depertamentit për të drejtat e njeriut të vitit 2017 në pjesën e komuniteteve.

Janë notuar vërejtje për regjistrim në Akademinë Policore. Shqiptarët etnik pohojnë se Qeveria ka dizajnuar procesin e testimit në Akademinë Policore në atë mënyrë që etnitetet më të vogla në mënyrë të padrejtë që të mos kenë qasje.

Përfaqësimi i shqiptarëve etnik dhe komuniteteve të tjera në administratën e Ministrisë së Mbrojtjes mbetet në nivel të ulët. Disa njësi elitare të policisë dhe ushtrisë nuk kanë asnjë përfaqësim të komuniteteve të tjera etnike.

Romët gjithashtu kanë paraqitur që gjerësisht janë të diskrimuar në shoqëri. Turqit etnik janë ankuar gjithashtu për diskriminim, thuhet në Raportin e Stejt Departamentit.