SEKUESTROHET RRETH GJYSMË TON DROGË NË THUMANË

687
0
SHPËRNDAJE

Uniformat blu në ndjekje të kolegut të tyre

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 421 kilogramë drogë në Thumanë të Fushë-Krujës.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë një polic, i cili punon në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe një ish-punonjës i Doganës në Kakavijë, i cili e ka lënë punën në vitin 2016.

Mëngjesin e kësaj të premteje të dy autorët e dyshuar po transportonin drogën, të ndarë në dy makina. Por polici kuptoi që po ndiqej nga policia. Menjëherë ai braktisi makinën, ndërsa ish-doganieri vazhdoi rrugën derisa u kap në flagrancë nga policia.

Uniformat blu janë venë në ndjekje të kolegut të tyre, për ta vënë përpara drejtësisë.

Policia ndërkohë ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve Profesionale, për të bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë për policin.