AUSTRIA MBËSHTET EMMANUEL MACRONIN

767
0
SHPËRNDAJE

Kurz: Dëshirojmë një Evropë më të fuqishme

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, mbështet ambiciet për reforma të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili në fjalimin që mbajti në Parlamentin e Evropës, kërkoi reformimin e Bashkimit Evropian.

“Për ndryshimet e nevojshme në Evropë, Macron është një aktor tejet i rëndësishëm. Ekzistojnë shumë fusha, në të cilat Austria dhe Franca kanë qëndrime të përbashkëta”, u qartësua në komunikatën e lëshuar nga Kurz.

Ai më tutje shtoi se Bashkimi Evropian do të ndryshonte për të mirë, nëse do të mund të zbatoheshin në praktikë ndryshimet, për të cilat shtetet anëtare kanë qëndrime të përbashkëta, shkruan rtv21.tv

“Dëshirojmë një union, i cili është më i fuqishëm në shumë fusha, e njëkohësisht një union, i cili shteteve kombëtare dhe rajoneve ja lë përsipër fushat, të cilat ato mund t’i rregullojnë më mirë”, shpjegoi Kurz.

Kancelari austriak shpjegoi se më shumë në Evropë nevojiten ndryshime para se gjithash për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të unionit, për procesin e digjitalizimit, në fushën e përcaktimit të tatimeve për gjigantët e internetit, si dhe në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes./21Media