OSMANI: REKOMANDIMI I PAKUSHTËZUAR, UDHËRRËFYES SE NË CILIN DREJTIM DUHET LËVIZUR

389
0
SHPËRNDAJE

Zv/kryeministri për euro – integrime, Bujar Osmani, në prezantimin e sotëm të analizës krahasore  – raport i KE-së për Maqedoninë 2014 – 2018, porositi se në Samitin e BE-së pret datë për fillimin e negociatave. Raporti i KE-së në të cilin Maqedonia mori rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim, është udhërrëfyes i cili na tregon se në cilin drejtim duhet lëvizur. Në Raport ka vërejtje pozitive por edhe negative, ndërsa qëllimi ynë i ri është shumë afër, tha Osmani. Ai theksoi se në periudhën në vijim Qeveria hyn me planin e ri “18” i cili ka të bëjë me atë që duhet të përfundohet deri në fillimin e Samitit në qershor.

“Nuk kemi kohë për të festuar shumë, sepse niveli i ardhshëm është shumë afër. Dhe ashtu siç tha dje edhe Mogerini kjo është si një lojë me nivele. Sa të fitoni një nivel, në nivelin e ardhshëm nuk ke kohë për të menduar nivelin e kaluar. Kështu që për ne niveli i ardhshëm është takimi i qërshorit, ndërsa ditëve në vijim do të dalim edhe me planin e ri 18, i cili do ta mbulojë periudhën e vitit 2018 dhe është vazhdim i këtyre reformave”.TV21 Media