STEJT DEPARTAMENTI: SHBA-TË E MBËSHTESIN INTEGRIMIN E MAQEDONISË NË BE DHE NATO

402
0
SHPËRNDAJE

Stejt Departamenti amerikan ka dhënë mbështetje të pa rezervë rreth të ardhmes euroatlantike të Maqedonisë, prej kur që Maqedonia mori Rekomandimin e pakushtëzuar për fillimin e bisedimeve për antarësim në BE.

“Me Qeverinë punojmë që të realizojmë reformat gjyqësore dhe sundimin e së drejtës, lirinë në media dhe qeveri me përgjegjësi. SHBA-të mbesin mik i besueshëm dhe partner i Maqedonisë dhe e mbështesim të ardhmen euroatlantike të vendit” njoftuan sot nga Stej Departamenti amerikan.

Bashkëngjitur, SHBA-të japin mbështetje të fort bisedimeve të udhëhequra nga OKB-ja për kontestin me emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, dhe presin zgjidhje për këtë problematikë shumëvjeçare.