FATOS LUMANI EMËROHET DREJTOR I ANSAMBLIT SHTETËROR SHQIPTAR TË KËNGËVE DHE VALLEVE BURIMORE SHQIPE

827
0
SHPËRNDAJE

Sot (19.04), në Ministrinë e Kulturës sekretari shtetëror z. Valmir Aziri priti drejtorin e sapo emëruar nga ana e kësaj Ministrie, z. Fatos Lumani duke i uruar suksese në punën e tij si i pari i Institucionit të shumë pritur për shqiptarët, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqipe.

Ky insitucion i cili edhe zyrtarisht nga sot nis me punë në krye me z.Lumani, shënon një hap të rëndësishëm  për kulturën tonë shqiptare duke kultivuar dhe ruajtur vlerat dhe traditat e mirfillta të kombit shqipëtar .

Ministria e Kulturës do të jep mbështetje të pakusht dhe të pa rezervë për ngritjen dhe ecurin e këtij Institucioni me vlera për të gjithë ne.