QEVERIA MIRATON PLATFORMËN PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

434
0
SHPËRNDAJE

Këtë platformë ekzekutivi ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të këtij dialogu. “Besoj nga të gjitha reflektimet, ka ardhur koha që Qeveria t’i propozoj Kuvendit një platformë për dialogun dhe ata ta miratojnë si rezolutë.

Platforma ka disa pika që mund të jenë nene të rezolutës. Kjo i siguron proces të sigurt për të ecur përpara”, tha Haradinaj. Me këtë platformë u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të jenë unike në këtë proces. “Ashtu siç do të vendos Kuvendi, ne do ta respektojmë.

Andaj, iu lutem deputetëve që t’i përgjigjen kohës, etapës në të cilën ndodhemi, sepse ky dialog është shterrë dhe nuk po prodhon efekte, nuk po jep rezultate, kështu që duhet të kalojmë në fazën finale dhe ne duhet të insistojmë për këtë”, tha Haradinaj.