REFUZOHET KËRKESA PËR HEQJE TË GJYKATËSVE, LËSHOHET NJË NGA “BOMBAT” PËR RASTIN TRAJEKTORJA

843
0
SHPËRNDAJE

Gjykata e refuzoi si të pabazë kërkesën e mbrojtjes për heqje të këshillit gjyqësor dhe gjykatësve ndihmës nga rasti “Trajektorja”. Në seancën e sotme për këtë lëndë në të cilën mes të akuzuarve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministrat e qeverisë së tij, Mile Janakievski dhe Vlladimir Peshevski u lëshuan një pjesë e bisedave të përgjuara të cilat janë dëshmi në këtë procedurë. Në këtë rast ata janë të akuzuar për keqpërdorim të kompetencave të tyre gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçov – Ohër. Gruevski edhe sot akuzoi se gjykata merr vendime nën presion.

“Për fat të keq, edhe në një rast tjetër, gjykata reagon në mënyrë e cila është joligjore.  Sipas të gjitha informatave të cilat i kam marrë nga avokatët e mijë, me këtë rrezikohet që në të ardhmen të mbajë përgjegjësi, pasi gjykatësit kanë qenë të përgjuar dhe me këtë të shantazhuar”, tha Nikolla Gruevski.