ZHBOGAR: MAQEDONIA KA MARRË RAPORT SHUMË MË TË MIRË

448
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia morri rekomandim të pastër për fillim të bisedimeve nga ana e BE-së, dhe shumë fjalë më të mira në krahasim me raportet e kaluara, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar në konferencën për shtyp pas publikimit të raportit për Maqedoninë në Strasburg.

“I përgëzoj qytetarët e vendit për këtë hap shumë të rëndësishëm, ajo është marrja e rekomandimit të pastër për fillim të bisedimeve.  Nuk ishte e lehtë për vendin i cili kaloi momente të vështira gjatë viteve të kaluara. Mendoj se me përpjekje të  përbashkët nga të gjithë faktorët në shtet u përmirësua Kuvendi, Qeveria  angazhua në të gjitha fushat të cilat janë të përmendura në raportin tonë. E gjithë kjo është paraqitur në raportin tonë, dhe si rezultat i kësaj Komisioni dha rekomandimin e vet”, tha Samuel Zhbogar.