RRETH 80 AMANDAMENTE PËR LIGJIN PËR MEDIA, ÇFARË DO TË NDODHË ME KËSHILLAT PROGRAMORË TË TVM-së?

423
0
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE, LSDM e BDI kanë përgatitur rreth 80 amendamente për leximin e dytë të ligjit për media, që është planifikuar të vendosë në rend të dite të hënën e ardhshme në komisionin për transport dhe lidhje. VMRO-DPMNE ka paraqitur 63 nga këto amendamente, të cilat janë kundër tekstit ligjor, në pjesën ku ligji parasheh përfundimin e mandatit për anëtarët e këshillit programor të RTVM-së dhe të anëtarëve të këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale. Nga ana tjetër, LSDM ka përgatitur 11 amendamente me të cilat që anëtarët e këshillit programor të RTVM-së dhe agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale, përveç dy të tretave, të votohen edhe me badenter.  E BDI përmes 2 amendamenteve kërkon që të shfrytëzohet e drejta e badenterit në emërimin e anëtarëve të rinj të bordit të RTVM-së dhe agjencisë së mediave.

“Qëllimi kryesor i LSDM-së për miratimin e këtij ligji është që përmes ligjit të zëvendësoj kuadrot aktual të RTVM-së dhe këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale sepse me sjelljen e këtij ligji, siç propozojnë ata do t’u përfundojnë afati i këshilltarë aktual. Ne druaj që kjo gjë, duke u bazuar në principet demokratike nuk është mirë”, tha Zoran Ilioski.

“Kriteret e parapara në ligj, së bashku me votimin në kuvend me dy të tretat e votave  garantojnë zgjedhje jopolitike të anëtarëve të rinj, por ne në mënyrë plotësuese kemi sjellë amendamente  për zgjedhjen e këtyre anëtarëve me badenter, duke dhënë kështu garanci të plotë për zgjedhjen e paanshme”, u shpreh Frosina Remenski.

“Në tekstin aktual ato zgjidhen me dy të tretat e votave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ne kemi propozuar që përveç dy të tretave të vendoset edhe shumica e dyfisht e badenterit në përzgjedhjen e këtyre individëve”, u shpreh deputeti, Artan Grubi.