JUNKER: BE TË HAPET NDAJ SHTETEVE TË BALLKANIT, MACRON: DUKET SIKUR KA NISUR NJË LUFTË CIVILE EVROPIANE

520
0
SHPËRNDAJE

Presidenti të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në seancën plenare të BE-së, tha se nuk dëshiron që të kthehet lufta në Ballkanin perëndimor, andaj shtoi se BE duhet të pranojë anëtarë të ri.

Ai tha se njerëzve në Ballkan u kemi premtuar perspektivë Evropiane, dhe se kjo duhet të realizohet.
“Nuk jam naiv dhe e di se kjo është temë e vështirë dhe e di për përpjekjet e vështira që shtetet e Ballkanit duhet ti bëjnë. E di që ata duhet të përmirësohen në disa fusha. Por nëse nuk i hapim dyert për atë rajon të komplikuar dhe tragjik dhe nëse nuk i hapim perspektivat evropiane për ta mund që luftërat të kthehen sikur viteve të 90-ta, e unë nuk dua që kjo të ndodhë, nuk dua që luftërat të kthehen”, tha Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër Emanuel Makron tha se duhet të sigurohemi që Ballkani të jetë sam më  afër Evropës sepse sipas tij ekziston një rrezik gjeopolitik. Ai tha se nëse Ballkani perëndimor fillon të anoj drejt Turqisë dhe Rusisë, ajo do të jetë një rrezik.
Megjithatë Makron shtoi se e përkrahë zgjerimin e BE-së, por vetëm pasi të reformohet thellësisht vet Evropa brenda saj

“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por në të njëjtën kohë nuk dua as një Evropë që e ka të vështirë të funksionojë. E dini tani ka 28, më vonë 30, 32 me të njëjtat ligje ajo nuk është e mundshme.  Po flas për rregulla, unë personalisht jam i bindur se duhet të kemi rregulla pragmatike. Nëse duam të përparojmë mendoj që duhet ta pranojmë këtë”, tha Emmanuel Macron, President i Francës.

Me këtë fjalim, Macron i dërgoi një sinjal të qartë Berlinit se do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të reja në BE vetëm nëse Gjermania do të mbështesë projektin e tij për ristrukturimin e thellë të Bashkimit Evropian.

Pëgatiti: Artan Nuhiu