EKSPANSION NDËRTIMOR EDHE NGA KJO QEVERI, 1 MILIARDË DENARË PËR RIKONSTRUIM TË RRUGËVE

661
0
SHPËRNDAJE

Punët ndërtimore në aksin rrugor Petrovec-Katllanovë të cilat filluan në tetor të vitit të kaluar do të përfundojnë muajin e ardhshëm. Këtë e deklaroi ministri për transport dhe lidhje Sugarevski i cili sot me drejtorin e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore bënë kontroll të punëve. Vlera e projektit është 34 milion denarë dhe do të rikonstruohen rreth 5 kilometra rrugë. Sipas autoriteteve kompetente kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e Petrovecit, Katllanovës si dhe për të gjithë ata të cilët e përdorin këtë rrugë alternative të autostradës. Aktualisht punohet edhe në gjashtë akse të tjera rrugore me gjatësi prej 58 kilometrave në vlerë prej 304 milion denarëve, projekte të cilat kanë filluar vitin e kaluar.

“Këtë vit do të shpenzojmë mbi një miliardë denarë për rikonstruim të rrugëve rajonale, rrugëve të shpejta dhe disa rrugë të tjera. Të gjitha këto me mjete tona por edhe me mjete të tjera të cilat do të sigurohen nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, tha Goran Sugarevski, Ministër për transport dhe lidhje.