ÇMIMI I LAKRËS SHUMË I ULËT, BIZNESMENËT NGA STRUMICA KËRKOJNË TAKIM ME MINISTRIN

715
0
SHPËRNDAJE

Çmimi blerës i lakrës prej 8 deri më 10 denarë për një kilogram i ka mobilizuar bujqit nga Strumica që të kërkojnë takim urgjent me ministrin e bujqësisë, me qëllim për të gjetur zgjidhje për problemet në lidhje me shitjen e lakrës.

“Sasitë blihen në mënyre restriktive, dhe duhet të potencojmë se sipas të gjitha të dhënave, nga ato sasi të cilat duhej të mblidhen, gjendja në teren tregon se për 30 deri më 40 % do të jenë më të ulëta. Çfarë do të ndodhte nëse do ta kishim atë përqindje, mendon se sot është mjerim të jesh bujk”, tha  Risto Velkov, lidhja e sindikatave të prodhuesve rajonal.

“Duhet të gjendet zgjidhje që lakra të eksportohet edhe në Rusi. Të caktohet takim me ambasadorin Rus në mënyrë që të hapet tregu”, tha Vanço Mitev, lidhja e shoqatave bujqësore.

Ministri Lupço Nikollovski i’u përgjigj atyre nga Gradsko. Ai tha se janë duke zhvilluar bisedime për plasman të lakrës në tregun rus dhe atë ukrainas, por problemi kryesor është importimi i lakrës nga vendet e huaja me çmime më konkurruese.

“Ne jemi çdo ditë në terren në rajonin e Strumicës. Jemi duke u munduar shumë që ta lehtësojmë eksportin, por shtypja nga vendet e tjera është shumë e madhe dhe ka efektin e vet. Çmimi i tyre është shumë më konkurrues  sesa çmimi ynë, por ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi në mënyrë që ta lehtësojmë eksportin. Unë jam kryetar i komisionit Maqedono-Rus, dhe bëjmë gjithçka që të mundësojmë një proces të tillë. Në Moskë kemi biseduar për detyrimet doganore të cilat i ka Maqedonia dhe me të vërtetë jemi futur në një proces, në mënyrë që këtë vit të mundësojmë plasmane të reja”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Ministri Nikollovski, deklaroi se sipas të dhënave të tij, çmimi blerës nuk ka qenë më i ulët se 12 denarë, ndërsa ata si ministri kanë arritur që ti përmbahen premtimit, që deri në festat e pashkëve çmimi i lakrës të mos jetë më e ulës se 20 denarë për një kilogram.

Përgatiti: Katerina Davçeva