HOLANDA PARANDALON NJË SULM NDAJ KONSULLATES TURKE, ARRESTON KATËR TË DYSHUAR PËR PLANIFIKIM TË SULMIT

471
0
SHPËRNDAJE

Prokurorët holandezë kanë arrestuar katër burra të dyshuar për planifikim të një sulmi ndaj konsullatës turke në Roterdam. Përmes një deklarate, zyra e prokurorisë kombëtare ka identifikuar katër të arrestuarit si marokieno-holandezë dhe ka njoftuar se dëshmitë për komplotin e tyre janë zbuluar nga përgjimi i një tjetër të arrestuari në 2017-ën.

Tre prej të arrestuarve do të sillen para gjykatës këtë javë, ndërsa i katërti është arrestuar në Belgjikë dhe do të ekstradohet, deklaruan prokurorët.