CAVS E NISIN KEQ PLAYOFFIN, FAVORITËT TJERË NUK ZHGËNJEJNË

495
0
SHPËRNDAJE

Një mbrëmje zhgënjyese për Cavaliers

Nënkampionët e NBA kanë pësuar një disfatë të thellë nga Indiana Pacers.

Në Quicken Loans Arena, skuadra nga Ohio u dominua nga Indiana Pacers e cila e nisi me këmbë të mbarë serinë e playoffit, duke triumfuar 98:80.

Njeriu i ndeshjes ishte Victor Oladipo autori i 32 pikëve, ndërkohë që LeBron James edhe pse arriti të përfundonte ndeshjen me triple-double, prej 24 pikësh, 12 asistimesh dhe 10 kërcimesh, nuk pati ndihmën e nevojshme të pjesës tjetër të skuadrës për të shmangur humbjen.

Për Houston Rockets, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt duhej një James Harden në super formë në mënyrë që skuadra nga Teksas ta niste me fitore serinë ndaj Minnesota Timerwolves në raundin e parë të playoffit. Në Toyota Center, Harden realizoi 44 pikë ndërsa i ndihmoi ekipit të tij edhe tetë asistime, duke udhëhequr Houstonin drejt një suksesi të rëndësishëm 104:101 ndaj Ujqve nga Minnesota.

Ndeshje e çmendur ajo në mes të Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks e cila u vendos vetëm pas lojës shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 99:99 dhe gjatë vazhdimeve Celtics arritën të triumfonin 113:107. Pesë basketbollistë të Bostonit e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Al Horford me 24 pikë e 12 kërcime. Me këmbë të mbarë e nisi playoffin edhe Oklahoma City Thunder, që triumfoi përballë Utah Jazz, 116:108.

Dyshja Paul George-Rusell Westbrook ishin liderë të skuadrës vendase. Thjeshtë fenomenal ish-basketbollisti i Indiana Pacers, që realizoi 36 pikë dhe 7 kërcime, ndërkohë që nuk mund të mungonte në këtë sfidë për Oklahomën kontributi i rëndësishëm i yllit të skuadrës.