RASTI “SELA”, DËSHMON DEPUTETI MUHAMED ZEQIRI: “ACO TOSTA E TËRHOQI SELËN KAH TURMA”

3079
0
SHPËRNDAJE

Në rastin gjyqësor për tentim vrasjen e Ziadin Selës, pyetjeve të prokurorit Darko Jakimovski iu pergjigj edhe deputeti Muhamed Zeqiri.

Në dëshminë e tij, për ngjarjen e dhunshme që ndodhën në Kuvend më 27 prill te vitit të kaluar, Zeqiri tha se Sela u qëllua nga distanca me mjete të forta, pastaj personi parë që e tërhoqi Selen nga turma ishte Aleksandar Janevski, i njohur si Aco Tosta.

Deputeti dëshmoi se edhe i dyshuari Sasho Senkov filloi të godas Selën dhe e përplasën në mes të sallës së konferencës së mediave. Personi me maske i veshur me fanellë të kaltër, jipte urdhëra se kush të sulmohej nga protestuesit.