BUFFON VAZHDON KARRIERËN, POR NDËRRON EKIP

1140
0
SHPËRNDAJE

Tevez do të përpiqet të bindë shokun e tij të vjetër, për tu larguar nga Torino

Sipas asaj që thuhet në mediat e huaja gjigandët argjentinas Boca Juniors janë të vendosur të bëjnë një lëvizje sensacionale për legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Thuhet se Carlos Tevez do të përpiqet të bindë shokun e tij të vjetër, për tu larguar nga Torino për të shkuar në Buenos Aires në qershor, në mënyrë që Buffon të jetë një lider i skuadrës në luftën për titull që po zhvillohet në Argjentinë.