Prej nesër ora policore nga ora 20, prej 7 prillit mbyllen edhe kafenetë, tha Zaevi

TË FUNDIT

Pas përfundimit të seancës së caktuar për në ora 13:00, para mediave është paraqitur kryeministri Zoran Zaev, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhoski.

Me këtë, Zaevi ka konfirmuar, se ora policore do të fillojë në ora 20, duke nisur nga nesër.

“Në seancën e sotme sollëm vendim për masa shtesë për mbrojtje të shëndetit të publikut. Informacionet e reja tregojnë se lloji britanik ka marrë më shumë nga ne. Me këtë lloj po lufton edhe rajoni dhe Evropa”, tha Zaevi, transmeton TV21.

“Numri i të infektuarve të rinj, po rritet. Numri i viktimave, rritet. Derisa tani punëtorët shëndetësore janë të ngarkuar, por tani janë të stërnguarkuar edhe kapacitetet spitalore. Kjo është ngarkesa më e madhe që e ka pasur shteti që nga fillimi i pandemisë”, tha Zaevi.

“Qeveria solli masa të reja restriktive. E para, kufizim të lëvizjes nga ora 20:00 deri në ora 05, duke filluar nga dita e martë, 6 prill 2021”, tha Zaevi.

Kryeministri Zoran Zaev, ka bërë të ditur, se prej më 7 prill, do të mbyllen edhe kafenetë, motelet dhe hotelet.

Në vendimin e sotëm të Qeverisë, parashihet edhe mbyllje e klubeve të fitnesit, bastoreve dhe me këtë, edhe ndërprerje e aktiviteteve për trajnim dhe konferenca.

Nga 6 prilli deri më 20 prill, do të mbyllen klubet e fitnesit dhe ndalohen konferenca dhe mbajtja e trajnimeve, ndërkaq nga 7 prilli deri më 20 prill, mbyllen bastoret.

Do ashpërsohen edhe kontrollet inspektuese dhe policore.

“Do të ashpërsohen kontrollet inspektuese dhe policore, me qëllim që të ndalohen grupime masive. Ky është moment kur duhet mobilizim i qytetarëve dhe institucioneve për mbrojtje të shëndetit publik, i cili është detyrim. Për fat të keq, duhet të konstatohet se deri më tani nuk janë respektuar mjaftueshëm masat për mbrojtje personale dhe për mbrojtje kolektive. Në veçanti, liria vërehet në javët e fundit”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Kjo vjen, pasi sot Shtabi i Krizës dorëzoi propozim deri te Qeveria, ndërkaq Komisioni për Sëmundje Ngjitëse këto masa i ka propozuar shumë kohë më parë.