PAQE NË ARENËN FILIPI II, VARDARI DHE SHKUPI NDAHEN ME BARAZIM 1-1

690
0
SHPËRNDAJE

Me golin e Evgen Novak të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, Vardari i shpëtoi disfatës nga Shkupi, i cili avanconte që nga pjesa e parë. Ndeshja në kuadër të javës së 27 e zhvilluar në stadiumin Arena Filipi 2 u mbyll në paqe me barazim 1-1.

Kur në plan është ndeshja mes Vardarit dhe Shkupit, pothuajse çdoherë FFM e vlerëson si ndeshje me rrezikshmëri të lartë, duke ditur rivalitetin mes këtyre dy skuadrave.

Para ndeshjes forca të mëdha policore kishin rrethuar stadiumin, ndërsa ata ishin edhe brenda stadiumit kur po zhvillohej ndeshja.

Tifozët e Shkupit nuk ishin të pranishëm në tribuna, me që e kishin të ndaluar nga fedrata që të vinë në mënyrë të organizuar.

Ndonëse ky takim mund të llogaritet si derbi i javës, megjithatë tribunat ishin pothuajse të zbrazura.

Me fishkëllimin e referit Albrim Shaqiri, në ora 16-të nisi takimi.

Në fillim të pjesës së parë, raste kishin të dyja ekipet, por në minutën e 31, mysafirët nga Çairi zhbllokuan rezultatin duke avancuar me 1-0, me golin e shënuar nga Omar Imeri. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Vradari kërkonte barazimin e rezultatet, por Shkupi ishte koncentruar mirë në mbrojtje, dhe nëpërmjet kundërsulmeve kërkonte golin e dytë.

Kur të gjithë prisnin sinjalin për përfundimin e takimit, në minutën e 4-të shtesë Evgen Novak arrti ta fut topin në rrjet për të barazuar rezultatin në 1-1.

Nga ana tjetër Shkëndija e Tetovës në transfertë shënoi fitore 0-6 ndaj Pelisterit me golat e shënuar nga  Besmir Bojku, Enis Fazlagikj, Egzon Bejtulai, Stenho Junior, Armend Alimi dhe Marjan Radeski.

Në ndeshjet tjera Renova korri fitore 2 me 1 ndaj Pobedës, Skopje u  mund në Autokomanda 0 me 1 nga Rabotnicki, ndërsa  ndeshja Sileksi – Academia Pandev u mbyll pa gola 0 me 0.