Zaev: Socialdemokratët maqedonas vendosën vulën e besimit në mua

TË FUNDIT

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i drejtohet publikut.

Paraqitja e tij, vjen ngaqë ai tashmë ka siguruar edhe mandatin e tretë si lider i partisë, në zgjdhjet që u mbajtën sot.

Ai ka shprehur falënderimin, që pas qytetarëve dhe deputetëve, edhe socialdemokratët maqedonas i dhanë mbështetjen si lider i partisë.

“Për një kohë të shkurtër, përjetova për mua vendime të rëndësishme. Fillimisht besimi nga qytetarët, në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin ta udhëheqë qeverinë. Besim kanë treguar edhe deputetë në shtëpinë legjislative. Sot, besim treguan edhe socialdemokratët maqedonas, duke e vënë nënshkrimin dhe vulën e besimit në mua”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ai edhe sot paralajmëroi, se do të ketë pranverë politike, se do të ketë ndryshime në parti dhe në zgjedhjen e kuadrove.

Shprehu bindjen, se partia e tij do të orientohet edhe më tej drejt Bashkimit Evropian.

Për Zaevin votuan “për” 59.240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar/TV21