PROTESTOJNË ARSIMTARËT E PËRJASHTUAR, KRYETARJA E MANASTIRIT NUK KA KOHË PËR TA

529
0
SHPËRNDAJE

Rreth 70 arsimtarë të Manastirit sot dolën në protestë para godinës së komunës. Ata kërkuan të realizojnë takim me kryetaren Natasha Petrovska, por megjithatë nuk patën mundësi personalisht asaj t’ia shprehin revoltën për shkarkimin e tyre. Për shkak të takimeve dhe aktiviteteve të parapara, kryetarja e komunës sot nuk i pranoi përfaqësuesit e Trupit Koordinues të Arsimtarëve të përjashtuar. Pyetje në të cilën kërkuan përgjigje është – pse pas dy vitesh punë në shkollat dhe çerdhet nuk u është vazhduar marrëveshja ose nuk u është ndryshuar marrëdhënia e punës?

“Kërkojmë takim me kryetaren që të na shpjegojë – pse personave që punojnë më shumë se dy vite në këto institucione, nuk u është vazhduar apo ndryshuar marrëdhënia e punës. Në disa vende pune tashmë janë punësuar arsimtarë të rinj, të cilat nuk e kanë dhënë as provimin profesional”, tha Gordana Jonaçiq, Ish-e punësuar në Sh.F. “Gjorgji Sugarev”.

Arsimtarët e larguar, akuzojnë se krahas vlerave juridike, po shkelen edhe vlerat morale dhe etike të procesit arsimor.

“Lidhur me vendin tim të punës, marrëveshja ime ka ndryshuar nga kohë të caktuar, në kohë të pacaktuar dhe më shkarkuan si tepricë teknologjike. Menjëherë, pas shkarkimit tim, u punësua person i ri”, u shpreh Gordana Stanoevska, ish-ekonom në SH.F “Kole Kaninski”.

Arsimtarët që protestuan sot, nuk morën përgjigje nga Komuna e Manastirit, kurse pavarësisht tentimeve, as TV21 nuk arriti të marrë qëndrim nga autoritete lokale. Arsimtarët e larguar, thonë se kanë nisur me procedurat adekuate para Gjykatës dhe se presin një epilog të drejtë.

Përgatiti: Jovica Paunoski

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU