A PO NIS RIKONSTRUIMI I QEVERISË? VMRO: DORËHEQJA E SALIJIT, IKJE NGA PËRGJEGJËSIA

523
0
SHPËRNDAJE

Dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë ka ngritur pyetjen për riformatimit të qeverisë. Zëdhënësi i saj, Mile Boshnjakovski, tha se kjo dorëheqje vjen si akt i përgjegjësisë personale të Ministrit dhe se dorëheqja nuk do të ndikojë në reformat në drejtësi.

I pyetur nga gazetarët për rikonstruimin e qeverisë, Boshnjakovski citoi shefin e tij të kabinetit:

“Kryetari Zaev lajmëroi zgjerim të mundshëm të shumicës parlamentare, ky proces është në zhvillim, të lëmë pak hapësirë të përfundojë dhe do të informoheni kur të mbarojë”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Në pyetjen se a do të fillojë procedura e rregullt për emërimin e ministrit të ri apo do të pritet të mbarojnë bisedimet e Kryeministrit me partitë politike, Boshnjakovski u përgjigj shkurt: “do të shohim në të ardhmen”.

Dorëheqjen e Ministrit të drejtësisë, nga opozitarja VMRO-DPMNE e konsiderojnë si përpjekje e Zoran Zaevit për t’i ikur përgjegjësisë për gjyqësorin e politizuar.

“Dorëheqja e ministrit të drejtësisë Bilen Saliji, nuk është kurrfarë akti moral por përpjekje e Zoran Zaevit që të ikë nga përgjegjësia e kaosit, presionet dhe politizimin e gjyqësorit. Tanimë askush nuk beson në drejtësinë e cila ka rënë nën urdhëratë politikë të LSDM-së”, tha Igor Bozhinovski, VMRO-DPMNE.

Çështjen e funksionimit të drejtësisë në vend, mbrëmë në TV21 e ngriti edhe Visar Vishka, një ndër aktivistët për protestat e rastit “Almiri”. Ai dorëheqjen e Ministrit e konsideron të vonuar.

“Është shumë vonë. Njësoj si ata prokurorët, që ne me muaj flasim se nëse ne kemi dijeni së është nënshkruar rikualifikimi, paramendoni një ministër dhe disa prokurorë shuajnë (heshtin) tërë kohës, dhe presin që të vihet deri te protesta që pastaj të dalin dhe ja, kinse, edhe ne po bëjmë diçka”, tha Vishka.

Edhe zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti, në rrjetin e tij social Facebook, dorëheqjen e Salijit e ka komentuar si konfirmim të të gjitha akuzave të deritanishme për mungesën  reformave në gjyqësi që kulmuan me rastin “Almiri”.

Përgatiti: Besir Arifi 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU