ZEKA: SOT 99% DO TË KALOJË DEMARKACIONI

579
0
SHPËRNDAJE

Ai tha se me Adem Hoxhën janë siguruar 80 vota

Deputeti i Kuvendit të Kosovës në radhët e Nismës, Milaim Zeka u shpreh i bindur se seanca do të vazhdojë dhe demarkacioni do të kalojë.

“Unë personalisht mendoj se është turpi ma i madh që po ndodh, shpresoj që çdo qytetar e sheh fytyrën e vërtët të deputetve. Ky është terrorizimi i parlamentit, turpi i botës”, u shpreh Zeka.

Ai tha se kemi parë  informacion nga shërbimi sekret serb që do të ketë gaz në Kuvend dhe vertetë ndodhi kjo. “Kjo është e habitshme”, u shpreh Zeka.

Zeka në një prononcim për gazetar tha se  në momentin që Adem Hoxha ka hy në sallë ata reaguan, duke thënë se i kishin siguruar 80 vota për votimin e demarkacionit, transmeton rtv21.tv.

“Seanca do të vazhdojë, sot 99% demarkacioni do të kalojë”, tha Milaim Zeka./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU