VETËVENDOSJA I KTHEHET AVAZIT TË VJETËR

999
0
SHPËRNDAJE

VV ndal punimet e seancës duke hedhur gaz lotsjellës

Tre vjet më parë, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me AAK-në kundërshtoi votimin e demarkacionit me gaz lotsjellës në Kuvend.

Për javë me radhë ata futën gazin lotsjellës në Kuvend duke e fshehur atë, derisa Kuvendi vendosi të blejë skanerë special që kushtonin mijëra euro për kontrollimin e çdo personi që hynë në mjediset e legjislativit kosovar.

Kreu i Kuvendit dhe deputetët tentonin t’i vazhdonin punimet e seancave në sallën alternative, ku u lejuan të hynin vetëm disa deputetë të Vetëvendosjes dhe AAK-së, mirëpo edhe aty u hodh gaz lotsjellës.

Shkaku i hedhjes së gazit lotsjellës, disa deputetë atëkohë morën ndihmën e parë për shkak të lëndimeve nga gazi, shkruan rtv21.tv.

Disa prej tyre paditën deputetët e Vetëvendosjes për këtë akt.

Deri në vitin 2017, deputetët e Vetëvendosjes u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatë, ndërsa deputetët e opozitës dëshmonin për ngjarjet në Kuvend.

Po ashtu këto ngjarje u përsëriten edhe sot në seancën e Kuvendit ku parashihej që të hidhej në votim marrëveshja e demarkacionit.

Këtë herë ishin vetëm deputetët e VV-së, pa ndihmen e partive tjera që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend dhe bllokuan punimet e seancës./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU