ASHAM PROPOZON NDRYSHIM TË MODELIT, QEVERIA NË VEND QË TË JETË PUNËDHËNËS, TË MBËSHTES EKONOMINË

708
0
SHPËRNDAJE

Për rritjen e shkallës ekonomike, akademiku, Taki Fiti, sugjeron që të ndryshohet modeli sipas së cilit Qeveria është investitori dhe punëdhënësi më i madh në ekonomi. Rritja ekonomike e planifikuar prej 3% për këtë vit është nën potencialin e vendit, vlerëson Taki Fiti, por gjithashtu shtoi se kjo shkallë e paraparë është reale dhe e arritshme. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti është vërejtur aktivitet i rritur ekonomik, ndërsa vërtetim për këtë është edhe raporti i fundit i agjencisë për rejting  “Standard dhe Purs”.

“Në vendet  ku qeveritë janë shumë të përfshira në aktivitetet ekonomike, rezultati është largim i  sektorit  privat nga sfera e investimeve dhe pengim i shfrytëzimit efikas të resurseve që janë në dispozicion. Në ekonominë e tregut, bartës të rritjes janë ndërmarrjet, e jo qeveritë”, u shpreh Taki Fiti, kryetar i ASHAM-it.

Pas informacionit që e publikoi Enti shtetërorë për statistikë, se rritja ekonomike për vitin e kaluar ka qenë vetëm 1.2%, opozita e hodhi fajin tek, siç thonë, pritjet e kota të biznesmenëve nga Qeveria.

“Pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2006, rritja ekonomike ka arritur 6% , që ishte rritje më e lartë në Evropë, ndërsa tani rritja është një zero e madhe. Atëherë, në ekipin ekonomik të qeverisë nuk kishte anëtarë  të cilët, po citoj “as që dinë dhe as që përpiqen”, por kishte profesionistë të përkushtuar të cilët bënë kthesë  të madhe në ekonominë e Maqedonisë në drejtim pozitiv”, tha Slaveski.

Nga ana tjetër, ekipi qeveritar i udhëhequr nga zv.kryeministri, Koço Angjushev, për këtë vit premtuan zhvillim të ekonomisë, ndërsa për mbështetjen e ekonomisë janë siguruar 50 milion euro.

“Do të mbështeten ato kompani dhe subjekte ekonomike të cilët do të tregojnë rezultate. Pas përfundimit të vitit fiskal dhe pas dhënies së llogarisë përfundimtare autoriteteve të tatimit, do të mund të aplikojnë për këtë program, duhet vetëm të tregojnë rritje të të ardhurave dhe të mos kenë  zvogëlim të numrit të të punësuarve”, u shpreh Koço Angjushev, Zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Shkalla e rritjes ekonomike për vitin e kaluar,  u revidua disa herë  nga institucionet vendore por edhe nga ato ndërkombëtare, duke treguar se kjo shkallë  ka trend rënës. Parashikimet e qeverisë së mëparshme dhe të qeverisë aktuale për rritjen ekonomike lëvizin nga 3.5% deri në 1.5%, por  numrat treguan imazh shumë më të keq dhe Maqedonia mbetet një nga vendet me rritje ekonomike më të ulët në Evropë.

Përgatiti: Ile Petrevski         

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU