SALAH, NJERIU QË PO ÇMEND GJIGANTËT E EVROPËS

586
0
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah është padyshim sulmuesi më i fortë për momentin në Angli. 4 golat ndaj Watffordit në fundjavë kanë çuar në 37 realizimet e tij në 43 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, të dhëna të krahasueshme vetëm me Lionel Messin.

Mohamed Salah ka bërë që tani të jetë në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme evropiane, Real Madridit, PSG dhe Barcelonas. Vlera e sulmuesit egjiptian llogaritet në 240 milionë euro dhe kjo shifër e tundon shumë trajnerin Klopp për ta lënë të lirë sulmuesin.

Klopp që insitoi gjatë verës për ta blerë nga Roma për 40 milionë euro tani ndihet i plotësuar, por mbi të gjitha krenar që ka arritur të marrë kaq shumë nga sulmuesi. “Salah është një sulmues profilik.

Te Roma ai luante në krah sepse qendërsulmuesin e bënte Dseko, por ne mësuam ndeshje pas ndeshje se ai është një sulmues i pastër. Salah nuk është e nevojshme ta stërvitësh gjithë javën, por ditën e ndeshjes ai mund të interpretojë shkëlqyeshëm atë që t’i ke në mendje”, tha Klopp.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU