SFIDA SHQIPËRI-NORVEGJINË, PANUCCI: GRUPI MË BIND, DO BËJMË MË TË MIRËN

585
0
SHPËRNDAJE

Panucci flet për përballjen Shqipëri-Norvegji

Në pritje të përballjes në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë-Norvegjisë me 26 mars në “Elbasan Arena”, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci shpreh optimizëm, duke patur besim te grupi.

Në vigjilje të ndeshjes miqësore me Norvegjinë në 26 mars në “Elbasan Arena”, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci iu përgjigj interesit të gazetarëve për listën e lojtarëve të grumbulluar, si edhe shumë çështjeve të tjera rreth ekipit kombëtar. Më tej, Panucci shtoi se tashmë është krijuar baza e skuadrës, por deri në qershor do të shohë për elementë të tjerë për të formuar të plotë skuadrën që do të zhvillojë fazën eleminatore të Europianit.

“Mund të them që kemi krijuar bazën me 20 futbollistë, por kemi edhe disa pika që do i ndjekim në vijimësi. Zëvendësuesi i Agollit për shembull, pasi mosha e tij më obligon të gjej menjëherë alternativën në atë vend. Më shqetëson pak fakti që lojtarët nuk luajnë shumë në klubet e tyre. Dhe kjo ishte arësyeja që vendosa të zhvilloj një miqësore dhe të punojmë një javë me futbollistët e grumbulluar. Sidoqoftë, nuk tërhiqem dhe them që me këtë grup lojtarësh mund të bëjmë shumë mirë, pasi ky kontigjent është shumë i mirë”, theksoi ai.

Po ashtu, Panucci tha se “E ndjek kampionatin shqiptar, pasi jam trajner i Kombëtares shqiptare. Abazaj dhe Gavazaj më pëlqejnë, sepse janë lojtarët e duhur për mënyrën tonë të të luajturit. Ata janë lojtarë shumë të mirë një kundër një. Po luajnë shumë mirë, prandaj e meritonin një çmim për këtë paraqitje. Tashmë duhet parë si do të luajnë me Kombëtaren.

Ajo që vlen të evidentoj është fakti që çdo kush bën paraqitjen e mirë dhe më demonstron në fushë një rritje të tij unë e grumbulloj menjëherë. Nuk kam asnjë kompleks në këtë drejtim”.Panucci ndërkaq sqaroi gazetarët edhe për rastin e mosgrumbullimit të mbrojtësit Ansi Agolli, ku theksoi që ka komunikuar me lojtarin, por mosha e tij e kushtëzon të shohë për një zgjedhje tjetër.Skuadra përfaqësuese e futbollit nis sonte në mbrëmje grumbullimin në “Tropikal” në një kohë që stërvitjet i fillon të martën në orën 15.30, me seancën stërvitore, e planifikuar me akses të plotë mediatik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU