Nuk ka mundësi të vaksinohen regjistruesit

TË FUNDIT

Nuk ka mundësi të realizohet vaksinimi anti-Covid edhe te personat që do të realizojnë regjistrimin e popullsisë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ka shtuar se tani për tani mund të vaksinohen vetëm personeli mjekësor, ndërkaq për regjitruesit ka deklaruara se mund të testohen. Megjithatë, shtoi se protokollet mbrojtëse janë të mjaftuesheme.

“Ne kemi mundësi të realizojmë testime, por ajo nuk u vendos në protokoll. Megjithatë, mund të diskutojmë dhe me të gjitha kapacitet do t’u dalim në ndihmë dhe të sigurojmë siguri gjatë regjistrimit, edhe pse mendoj se protokolli që përfshinë mbrojtje të regjistruesve dhe qytetarëve është më se i mjaftueshëm. Kjo, sepse i ndjek të njëjtat parime për parandalim të sëmundjes. Askund nuk pamë shpërndarje të virusit aty ku u respektuan masat, por vetëm aty ku nuk u respektuan. Vaksinat për momentin u dedikohen vetëm punëtorëve mjekësor”, tha Filipçe, transmeton TV21.