PARALAJMËROHEN PROTESTA NË SOPISHTE, REFUZOHET KËRKESA PËR MOS-VENDOSJEN E QOSE-s

464
0
SHPËRNDAJE

Mbetet vendimi për vendosjen e Qose-s në Komunën e Sopishtës, përkundër kërkesës së këshilltarëve komunal të Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Këshilltari komunal i Aleancës për shqiptarët, Orhan Gafurri, edhepse më 27 shkurt u raportua se votoi pa dashje pro vendosjes së kësaj përmendoreje, ai sot paraqiti kërkesë për rivotim të vendimit për vendosjen e përmendores së Qose-s. Kërkesa u hodh poshtë në mbledhjen e sotme të Këshillit komunal.

“Votimi të jetë me badenter. Këtu jetojnë shqiptarë, turq dhe maqedonas. Vendosja e Qoses në Komunën e Sopishtës mund të nxisë tensione. Jemi kundër dhe do të kërkojmë edhe metoda të tjera që Qosja të mos vijë këtu”, tha Orhan Gafuri, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët.

Këshilltarët shqiptarë në këtë komunë kërkojnë që votimi për vendosjen e përmendores të bëhet me Badenter, meqë siç thonë ata, vendosja e kësaj përmendoreje do të nxisë urrejtje ndëretnike.

“Kërkojmë votim me badenter sepse ne jetojmë në një komunë multietnike. Jemi 30% shqiptarë në Sopishtë. 08:12 “Unë si këshilltar i PDSH-së e bojkotoj këtë mbledhje. Do organizojmë protesta, nëse nuk ka votuar Aleanca atëherë kush e ka votuar. Këto po na manipulojnë”, u shpreh Bajram Bajrami, Këshilltar i PDSH-së.

Vendimi fillestar për vendosjen e përmendores së larguar nga para gjykatës themelore Shkupi 2, u soll me 6 vota pro dhe 4 vota kundër. Kryetari i këshillit komunal, nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se edhe pse është sjellë vendimi, vensosja nuk do të bëhet deri sa të përfundojë procesi gjyqësor, pjesë e të cilit është edhe ndërtimi i kësaj përmendoreje.

“Me 5 vota për dhe 5 kundër, u konstatua se nuk do të ketë rivotim të pikës për vendosjen e Qosetos apo për dhënien e kësaj përmendoreje Komunës së Sopishtes, pra kjo pikë mbet valide. Përmendorja është lëndë e procesit gjyqësor, andaj po presim që të mbarojnë obligimet që kanë mes vete ata, dhe më pas do të interesohem për donacionin. Tani për tani kjo punë do mbetet me kaq”, tha Jane Micevski, kryetar i këshillit komunal, VRMO-DPMNE.

Këshilltarët shqiptarë, ndër hapat e mundshëm përmendën edhe organizimin e protestave para komunës.

Ndryshe përmendorja e Qose-s u largua muajin e kaluar nga Kompleksi i Gjykatave në kuadër të largimiit të statujave që janë vendosur në mënyrë të paligjshme nga pushteti i kaluar. Pas largimit të përmendores, këshilli komunal i Sopishtes mori iniciativë për bartjen e përmendores në komunën e tyre. Këshilli komunal në Sopishte përbëhet prej 6 këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, 3 këshilltarë të LSDM-së, 1 këshilltari të Aleancës së Shqiptarëe dhe 1 këshilltar nga PDSH.

Përgatiti: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU