PPS KËRKON RASTIN “MONSTRA”, AVOKATËT: “TË ZBARDHET E VËRTETA PËR DY PALËT E DËMTUARA”

532
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Penale vendosi të anulojë seancën e sotme për rastin “Monstra” për shkak të mungesës së Prokurorit publik të kësaj lënde. Por, nga trupi gjykues u tha se gjysmë ore para se të fillojë seanca, morën kërkesë nga kryeprokurorja Katica Jeneva që ky rast të merret nga Prokuroria Publike Speciale.

8 ditë është afati ligjor që PPS-ja të konstatojë nëse ky rast mund të jetë nën përgjegjësinë e tyre. Nëse ekzistojnë materiale të përgjuara për rastin “Monstra”, atëherë ka bazë ligjore që këtë rast ta marrë PPS-ja. Nga pala mbrojtëse e të akuzuarve thonë se vetëm PPS është organi i hetuesisë që mund të zbardhë dilemën e veturës, celularit dhe të gjitha provave tjera materiale. Avokati, Sasho Dukovski theksoi se kurrë nuk është vonë që e vërteta të dal në shesh për të dyja palët e dëmtuara.

“Sipas Ligjit për Prokurori Speciale, PPS vendos në mënyrë të pavarur kur të ndërmarr kompetencën, kjo është kompetenca për të vepruar për një lëndë. Për momentin ekziston një kërkesë nga PPS për dorëzimin e lëndës në datë të djeshme. Në afat prej tetë ditë do të përcaktohet kompetenca adekuate për ta trajtuar këtë rast. Mbrojtja beson se kjo duhet të realizohet”, tha Sasho Dukovski, Avokat i të akuzuarve në rastin “Montra”.

Por, kjo situatë nxiti reagime tek familjarët e të vrarëve, të cilët thanë se organet e drejtësisë po luajnë me ndjenjat e familjarëve. Goran Naqeski , babai i të ndjerit Aleksandar, thonë se këto anulime janë blerje kohe.

“Nuk është në rregull që prej 6 vitesh gjykata luan me rastin “Monstra”. Partitë politike bëjnë pazar me gjakun e fëmijëve tanë. Në kohën e qeverisjes së kaluar na thanë ndryshe, kurse tani këta na thonë se vetura e tipit Opel Omega është e MPB-së dhe aty i ka rënë telefoni celular njërit funksionar të lartë të Agjencisë së kundërzbulimit”, tha Goran Naqeski, babai i Aleksandrit të ndjerë.

Vrasja e pesëfishtë ndodhi më 12 prill 2012, kur te Liqeni i Smilkovës në periferi të Shkupit u gjendën të vrarë katër të rinj dhe një i moshuar. Për terrorizëm u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismajloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Alil Demiri dhe Afrim Ismajloviq janë dënuar në mungesë, edhe pse për kapjen e tyre është ngritur fletarrest ndërkombëtar, ata ende janë në arrati.

Pasi gjykata supreme vendosi që lënda të rigjykohet nga fillimi, të akuzuarit u liruan që të mbrohen në liri.

Sot ishte seanca e dytë e anuluar, prej se u kthye nga fillimi rastin “Monstra”. Seanca e radhës u caktua për më 17 prill. Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva ditë më parë tha se në raportin e nesërm të PPS, do të kuptohet përfundimisht se a është përgjegjëse PPS për ta marrë në shqyrtim rastin “Monstra”.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU