A DO TË NDËRHYJË SHBA NË NEGOCIATAT? BEJLI: “E NDJEKIM ME VËMENDJE TË GJITHË PROCESIN”

525
0
SHPËRNDAJE

SHBA-të me vëmendje po e ndjekin procesin e negociatave për emrin dhe shpresojnë se vendet vetë do të gjejnë një zgjidhje e cila do t’u konvenojë të dyja palëve. Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli tha se Maqedonia dhe Greqia janë partnerë strategjik të SHBA-ve dhe se me zgjidhjen e këtij kontesti shumëvjeçar do të lëvizë përpara i gjithë  rajon.

“E ndjekim procesin nga afër. Maqedonia dhe Greqia janë miq dhe aleatë të SHBA-ve dhe shpresoj se të dy vendet së bashku do të arrijnë që të gjejnë zgjidhje  për çështjen e emrit, e cila do t’i ndihmojë të dy vendet  por edhe të gjithë rajonin për të lëvizur përpara”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

Edhe pse SHBA-të thonë se me vëmendje e ndjekin zhvillimin e negociatave, ata nuk janë kyçur në mënyrë të drejtpërdrejtë  në këtë proces. Këtë gjë e theksoi dje edhe sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Ves Miçel. Ai deklaroi se krahas mbështetjes  së SHBA-ve, Maqedonia dhe Greqia duhet vetë ta zgjidhin këtë problem.

Pas takimit me Miçel, Zaev hapur kërkoi ndihmë nga SHBA-të duke i quajtur –  partner strategjik të vendit. Edhe pse ende nuk është konfirmuar, informacionet tregojnë se Koxias do të arrijë në Shkup më 22 mars për vizitë dyditore, ndërsa me vete do ta sjellë edhe draft – marrëveshjen e cila do të jetë në fokusin e bisedimeve. Ky takim, siç tha zëdhënësi i Qeverisë, është hap në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së pëbashkët.

“Do të doja të theksoja se kjo vizitë e ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, është hap në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Në prag të fillimit të raundit të ri të negociatave, presidenti i Greqisë, Pavlopulos përsëri flet për ndryshime të Kushtetutës para se të nënshkruhet ndonjë  marrëveshje mes të dy vendeve. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dje deklaroi se sa më shumë flitet në opinion mbi një temë, aq më e vështirë është që të negociohet për  të.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU