“KOMBI NUK ËSHTË NË SHITJE”, PROTESTË PARA KUVENDIT PËR LIGJIN E GJUHËVE

670
0
SHPËRNDAJE

“Tradhtarë”, “Kombi nuk është në shitje”, “Maqedoninë nuk e japim” qindra protestues brohorisnin para Kuvendit në shenjë proteste kundër votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Një pjesë e tyre u shprehën se janë të gatshëm të hyjnë në Kuvend nëse ligji kalon në seancë.

“Edhe më 27 prill isha në pjesën e pasme. Nuk munda të hyj. Por isha e pranishme. Nuk jam pro përleshjeve por nëse duhet…ajo është. Duhet zgjedhje të reja pasi që Zaev e tradhtuar shtetin”, tha Efka Petrovska Stojanovska, protestuese.

“Nuk po kërcënohem, por them që kam forcë që ta rrëzoj parlamentin kur të dua. Dua që inteligjenca të mbizotërojë”, tha një protestues.

Disa protestues kanë frikë se nëse kalon ligji, ata nuk do të mund të merren vesh në sportelet e institucioneve.

“Dua që kur të shkoj në ndonjë sportel në Maqedoni, në Shkup që ta kryej ndonjë punë, dua që të merrem vesh në gjuhë maqedonase”, u shpreh protestuesi.

“Unë kam qenë 30 vite në Amerikë, gjuhë zyrtare është “speak English”. Ka 100 milion spanjoll ndërsa gjuha zyrtare është gjuha angleze. Askush nuk të ndalon si të flasësh në shtëpi, gjuha zyrtare është gjuha maqedonase”, tha Dimitar Pecev, protestues.

Një orë para se të mblidheshin protestuesit, polica kishe marrë masa, duke e rrethuar kuvendin. Protesta kaloj e qetë pa incidente. Ndërsa në parkun e “Guras”, përballë Kuvendit ka 2 muaj që janë vendosur tenda në shenjë revolte kundër implementimit të gjuhës shqipe.

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU